HomeShowbiz

Po xhironte klipin e ri, Ronela pëson një incident

Ronela Hajati nuk ka të ndalur me projektet e njëpasnjëshme këtë verë dhe të gjitha kanë rezultuar kaq të suksesshme sa i dëgjojmë kudo që shkojmë.

E teksa ne mendojmë se këngëtarët kanë punë të lehtë dhe mjaft argëtuese, Ronela na ka treguar se ndonjëherë puna e saj mund të kthehet dhe në diçka të rrezikshme.

Në një video të publikuar së fundi në Instagram, ajo shfaqet teksa pengohet duke zbritur disa shkallë të frikshme në një lartësi shumë të madhe.

“Kur thonë: “Hë se keni punë të lehtë ju ” ” LAGE- 21.06.2019″, shkruan këngëtarja.

Nuk e dimë çfarë po bënte këngëtarja majë atyre shkallëve por mezi presim të dalë klipi i ri të premten.


TË NGJASHME