HomeSport

Pochettino “shtang” tifozët, gati për një aventurë të re

Pochettino dhe Tottenham, shkruajtën historinë këtë sezon. Londinezët për herë të parë në historinë e klubit, janë në finalen e Champions League. Dhe kjo finale, u arrit pas një ndeshjeje të çmendur, me një përmbysje spektakolare ndaj Ajax. Edhe pse me këtë performancë magjike, sërish e ardhmja e Pochettino në stolin e Tottenham është në dyshim.

I pyetur nëse do të linte “Spurs”-at nëse fitonte në finalen e Championsit, tekniku argjentinas u përgjigj me mundësinë e largimit edhe nëse do të humbasë.

Milan, Juventus apo PSG, janë disa nga ekipet, të cilat kanë shfaqur interesim të madh për teknikun argjentinas. E me deklaratën e fundit, Pochettino rindezai edhe njëherë zërat e merkatos.

Tekniku latin ka admirues të shumtë, e pas 5 vitesh në Londër mund të vendosë të provojë diçka të re, me ose pa suksesin në Champions.

Aventura e Pochettino me ‘Spurs’ e nisur në 2014, nuk ka se si të përfundojë më bukur. Me apo pa fitore në Champions, ky ekip ka shkruar historinë. Gjithë kjo gjë, e arritur me dëshirë pa merkato dhe me lëvizjet e guximshme të teknikut latin.

Barcelona nuk është një opsion për Pochettino, për shkak të së kaluarës së tij te Espanyol. Por, janë të tjera ekipe europiane, si Bayern München, Manchester United apo PSG që kanë shfaqur interesim të madh për teknikun e ‘Spurs’ dhe janë të gatshëm ta ulin në stol që muajin e ardhshëm.


TË NGJASHME