HomeSport

Pochettino: Stop kursimeve, është koha për lojtarë të rinj

Në një intervistë të dhënë së fundmi për televizionin spanjoll TV3, trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino ka prekur disa prej çështjeve kryesore në lidhje me klubin londinez. Tema për të cilën të gjithë ishin më të interesuar, ishte pjesa e merkatos. Klubi anglez, finalistët e Champions League, ishin i vetmi klub i madh anglez që nuk bëri asnjë afrim në merkatot e verës dhe dimrit të kaluar.

“Gjatë këtyre viteve skuadra është përforcuar gjithsesi, por kemi kursyer shumë para gjatë dy viteve të fundit duke qenë se nuk kemi blerë asnjë lojtar. Tani kemi mundësinë ekonomike për të përforcuar ekipin. Totenhemi ka nevojë për lojtarë të rinj dhe do i sjellim. Unë te Real Madridi? I kisha premtuar Totenhemi se nuk do të lëvizja. Sigurisht që të drejtosh një klub të madh si Reali është një ëndërr, sikundër një ditë të kthehem në Argjentinë apo tek Espanjoli. Gjithsesi, për momentin jam i përqënduar vetëm te Totenhemi”.


TË NGJASHME