HomeSport

Pogba është lavdëruar nga legjenda Phil Neville

Pogba ishte njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Manchester Unitedit mbrëmë, kur “Djajtë e kuq” siguruan fitore me rezultat 2:0 kundër Chelsea, në Stamford Bridge
Risultati immagini per paul pogba chelsea

25-vjeçari e asistoi golin e parë të ndeshjes, të shënuar nga Ander Herrera dhe më vonë e shënoi edhe golin e dytë, duke e mposhtur portierin Kepa Arrizabalaga me një goditje të bukur me kokë.

Risultati immagini per paul pogba chelsea goal
Pogba është duke e shijuar futbollin përsëri, tani që në vend të Jose Mourinho është emëruar Ole Gunnar Solskjaer, dhe ai e shfaqi këtë edhe duke vallëzuar për ta festuar golin.
Risultati immagini per paul pogba festejo

“Solskjaer i bëri taktikat në mënyrë të përsosur. Dhe tani, nën drejtimin e Solskjaer, unë nuk shoh asnjë lojtar më të mirë në Premierligë sesa Paul Pogba”, ka thënë Neville, i cili i ka bërë më shumë se 300 paraqitje për “Djajtë e kuq”.Immagine correlata

“Nën drejtimin e trajnerit norvegjez, Pogba është bërë njëri ndër lojtarët me statistikat më të mirë në Evropë. Në vetëm 12 paraqitje, ai i ka shënuar 9 gola dhe i ka asistuar 6 të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=Gm81hVwicoc


TË NGJASHME