HomeSport

Pogba kërkon largimin, Solskjaer: Rri këtu dhe bëhu legjendë

Vazhdon të mbetet mister e ardhmja e Paul Pogba. mesfushori francez në daljen e fundit, theksoi edhe njëherë se dëshiron të largohet nga Manchester United. “Pas tre vitesh këtu mendoj se ka ardhur momenti për tu nisur një aventure të re”, u shpreh Pogba. Megjitahtë, drejtuesit e klubit dhe tekniku Solskjaer mendojnë ndryshe nga Pogba.

“Qëndro këto dhe bëhu një legjendë” , mësohet ti ketë thënë Solskjaer Pogba, në përpjekje për ta bindur mesfushorin të vazhdojë të qëndrojë në “Old Trafford’. Sipas asaj që raportohet nga mediat britanike, trajneri dhe drejtuesit e klubit, janë duke u përpjekur të mbushin egon e Pogba me qëllim që ta kenë akoma në ekip. Me Manchester United, mesfushori do të ketë mundësinë të jetë konkurrues si në Premier League, ashtu edhe në Champions League.

Pavarësisht deklaratave dhe lajmeve të fundit, Pogba nuk do të hezitonte në asnjë moment të largohej nga Man.United nëse Real Madrid apo Juventus plotëson kushtet e “djajve të kuq”. Nuk dha një përgjigje përfundimtare për të ardhmen e Pogbas as menaxheri i tij Mino Raiola, i cili nga Torino ku po shoqëron De Ligt theksoi se asgjë nuk është e mbyllur, të shohim në ditën në vijim.


TË NGJASHME