HomeSport

Pogba në Madrid, mungon vetëm zyrtarizimi

Paul Pogba dhe e ardhmja e tij, janë bërë temë e përditshme e thuajse të gjitha mediave sportive. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, mundësia që francezi të transferohet te Real Madrid, është një opsion që po forcohet çdo ditë.

Sipas gazetarit, tashmë veteran Eduardo Inda, Pogba është i gatshëm të bëjë edhe një sakrificë financiare duke reduktuar pagën me 3 milionë euro, vetëm që të luajë në Madrid. Megjithatë pritet të jetë Eden Hazard që do të nënshkruajë i pari me madrilenët dhe më pas do të ndiqet nga mesfushori i Manchester United.

Edhe Adidas, sponsori i lojtarit, është angazhuar të bëjë të mundur këtë transferim, ndërsa shuma për me të cilën vlerësohet Pogba, është rreth 156 deri në 170 milionë euro.

Megjithatë, klubi spanjoll vazhdon të ketë konkurrencën e Juventusit, që është duke u përpjekur që ta kthejë 26-vjeçarin në Torino.


TË NGJASHME