HomeSport

Pogba në Madrid? Perez i gatshëm të paguajë shifrën e çmendur

Pas blerjes së Eden Hazard, që tani pret vetëm të prezantohet në Madrid, “los blancos”, janë hedhur menjëherë në sulm për të bërë një tjetër afrim në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin francez të Manchester United, Paul Pogba. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, klubi madrilen, ka përshpejtuar tratativat për të siguruar shërbimet e Pogba.


Drejtuesit e Manchester United, nuk janë kundër largimit të Pogba, por shifra që kërkojnë për të lënë të lirë futbollistin, është plot 125 milionë euro. Bëhet fjalë për një tjetër shifër stratosferike, pas asaj të paguar për Eden Hazard. Megjithatë Perez, nuk ka ndërmend të ndalet dhe kërkon të ndërtojë nga e para skuadrën pas këtij sezoni zhënjyes që lamë pas.


Në shkrimin e publikuar nga “Marca”, shkruhet se edhe Pogba është tepër entuziast për kalimin te Real Madrid, madje ai ka kontaktuar edhe trajnerin Zidane, për të marrë siguritë e nevojshme.


TË NGJASHME