HomeLajmi i Fundit

Pogradec, dy të rinjtë godasin me mjete të forta 65-vjeçarin

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. N., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi në vendin e quajtur “Ura e Selcës” në fshatin Vërri, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., 65 vjeç, e kanë goditur me mjete të forta këtë të fundit, duke i shkaktuar dëmtime trupore, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.