HomeSociale

Pogradec/ Mbyllën me çelës shkollat që janë qendra votimi, arrestohen dy punonjës të bashkisë

Vihen në pranga dy punonjës të bashkisë së Pogradecit. Policia bën me dije se shtetasit S.B, 61 vjeç dhe G.B, 59 vjeç, banues në Pogradec, (të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë Pogradec) jane arrestuar me akuzen e “Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim”.

“Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur dhe miratuar si qendra votimi, për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019”-njofton policia.

NJOFTIMI 

Arrestohen në flagrancë 2 punonjës të Bashkisë Pogradec, për veprën penale “Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim”.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• S.B, 61 vjeç;
• G.B, 59 vjeç, banues në Pogradec, (të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë Pogradec).

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur dhe miratuar si qendra votimi, për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME