HomeSport

Polemika për fitoren e Francës

Franca arriti një fitore 2 – 1 me përmbysje me Gjermaninë të martën në Paris për Ligën e Kombeve. Trajneri i përfaqësueses gjermane, Joachim Low mendon se ishte arbitri qe vendosi sfidën, duke iu referuar rastit te penalltisë që kthehu fatin e ndeshjes.

“Nuk u shpërblyem për guximin. Sa për penalltinë nuk ishte. Shikohet qartë që Hummels nuk e prek Matuidi”, tha Joachim Low

Ndërsa  trajneri i Francës Didier Deschamps, u shpreh: E kisha parashikuar që do të ishte një ndeshje e fortë. Në pjesën e parë vuajtëm, por pas pushimit ndryshuar reshtimin dhe treguam një lojë më të mirë. Këtë fitore nuk mund ta quaj tërësisht të merituar, por morëm pikë të rëndësishme.

Gjermania me këtë humbje rrezikon zbritjen një ligë më poshtë, pasi një fitore e Holandës me Francën do ta vuloste vendin e fundit në grup për gjermanët.


TË NGJASHME