HomePolitikë

“Poli i Drejtësisë”, Gjonaj: SPAK dhe BKH luftë korrupsionit

gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka marrë pjesë në inagurimin e institucioneve të reja të “Polit të Drejtësisë”.

Më fjalën e saj Gjonaj u shpreh se reformës në drejtësi i është ofruar mbështetje e vazhdueshme buxhetore për ta jetëzuar në mënyrën e duhur.

Gjonaj: Sot jam këtu jo si ish eksperte e grupit të hartimit të reformës, por në cilësinë e Ministres së Drejtësisë. Para jush ndihem mirë që Qeveria ku bëj pjesë dhe personalisht Kryeministri i vendit, Z.Rama, i kanë dhënë dje dhe vazhdojnë ti japin ende mbështetje aktive të pakushtëzuar, procesit të reformimit të drejtësisë shqiptare. Në mënyrë të vazhdueshme mbështetja buxhetore për reformën në drejtësi ka qenë në mënyrë konstante e padiskutueshme në programet tona buxhetore.

Ministrja falenderoi edhe partnerët ndërkombëtar që kontribuan në hartimin dhe implementimin e reformës.

Gjonaj: Faleminderit juve, SHBA-ve dhe Bashkimit evropian për mbështetjen që na keni dhënë që në nisje të reformës në drejtësi, sot në jetësimin e saj dhe në vazhdim për formëzimin e të gjithë arkitekturës së sistemit të ri të drejtësisë”, u shpreh ministrja. 

Gjonaj shprehu besimin se ngritja e SPAK dhe BKH-së do të bëjnë kthesën e duhur në betejën kundër pandëshkueshmërisë ndaj fenomenit të korrupsionit ndër vite.

Gjonaj: Pres me padurim që luftës kundër korrupsionit t’i bashkohen edhe institucionet e reja, të SPAK-ut dhe BKH-së, si institucionet kyç, që shpresoj fort, do të shënojnë kthesën e duhur në betejën kundër pandëshkueshmërisë ndaj fenomenit të korrupsionit ndër vite. Është koha për të bërë ndryshimin e kërkuar në hapjen e faqes së re për shtetin e së drejtës. Shqiptarët shpresojnë dhe besojnë që reforma në drejtësi do t’ju japi garanci për të patur drejtësinë që ata meritojnë të kenë, qeverisje më të mirë në të gjitha nivelet, dhe kryesorja një kontribut më shumë në endrrën e tyre për të qënë pjesë e familjes evropiane. 


TË NGJASHME