HomeLajmi i Fundit

Polici që arrestoi djalin e El Çapos ekzekutohet me 150 plumba

meksike

Një polic meksikan, pjesëtar i forcave elitare e që ndihmoi me arrestimin e djalit të El Çapos, është qëlluar 150 herë te parkingu i shtëpisë.

30-vjeçari, i identifikuar vetëm me emrin Eduardo, u vra te parkimi i një qendre tregtare në qytetin Kuliakan.

Ai ishte pjesë e grupit policor që ndihmoi me arrestimin e Ovidio Guzman, djalit të El Çapos, muajin e shkuar.

Por policia e liroi menjëherë Ovidion, pasi anëtarët e karteleve u vërsulën menjëherë me dhjetëra njerëz të armatosur duke sulmuar policinë e duke shkaktuar kaos nëpër rrugë.