HomeLajmi i Fundit

Policia aksion blic në Doganën e Tiranës

Policia ka zbarkuar në Doganën e Tiranës, ku po ushtron kontrolle të imtësishëm, në kuadër të planit të masave për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, porteve dhe aeroportit dhe çdo objekti të rëndësisë së veçantë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë.

Mësohet se në doganën e Tiranës ndodhen forcat e Posaçme Operacionale, policia kufitare dhe Drejtoria Vendore Tiranë. Pritet që të tjera detaje nga aksioni në fjalë të dalin në dritë.