HomeLajmi i Fundit

Policia aksion blic në Elbasan, kontroll në dy biznese

Efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit kanë nisur një aksion blic në Elbasan, ku deri më tani kanë ushtruar kontroll në dy  biznese.

Mësohet se njëri prej bizneseve ku është ushtruar kontroll i imtësishëm është “Security” private, ndërsa aktualisht aksioni është përqëndruar në lagjen “Sulë Paprri”.

Biznesi tjetër, nuk ka hapur dyert ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.

Më shumë se 10 makina policie dhe rreth 60 efektiv ndodhen në terren ndërsa operacione të tilla po ushtrohen prej disa ditësh në qytetin e Elbasanit.