Lajme Lajmi i Fundit

Policia aksion natën në lokalin me muzikë tallava

Policia e Durrësit godet një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në lokalet e natës, tallava. Vihet në pranga një shtetas, i cili dyshohet se konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës.

Procedohet penalisht edhe pronari i lokalit, i cili kishte përshtatur ambjentet për përdorim të lëndëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të planit për kontrollin e elementëve kontingjent në lokalet e natës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në zonën e Shkozetit, janë përshtatur lokale për përdorim droge si dhe shpërndahet dhe konsumohet lëndë narkotike, mbrëmjen e djeshme është ushtruar kontroll ku është konstatuar një rast i drogave të forta.

Si rezultat është vënë në pranga shtetasi E.K., 25 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi S.M., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ” Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit S.M., i cili kishte përshtatur ambjentet për konsumim të lëndëve narkotike, në tavolinën e shtetasit E.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë, një kapak metalik me mbetje të lëndës narkotike dhe kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar lëndë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Related posts

KQZ rrëzon ankesat për zgjedhjet/ Nuk ka prova që provojnë manipulim të rezultatit

Mila

Parashikimi i motit, 13 tetor 2019

Mila

Prej vitesh bashkë, dasmë në horizont për çiftin e njohur shqiptar

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!