HomeLajmi i Fundit

Policia aksion në banesat në Krujë

policia

Policia e Krujës thotë se falë bashkëpunimit me qytetarët janë goditur tre raste në fushën e narkotikëve, duke sekuestruar rreth 21 kg kanabis. Arrestohet në flagrancë një shtetas, një tjetër shpallet në kërkim si dhe një procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Policia e Krujës në vijim të kontrolleve për parandalimin , evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët se disa shtetas në banesat e tyre mund të kishin lëndë narkotike, ka organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesat e dyshuara.

Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K., pasi në banesën e tij Policia gjeti dhe sekuestroi 7.3 kilogramë kanabis. U bë shpallja në kërkim e shtetasit K.B, pasi në banesë ju gjet rreth 12.4 kilogramë, si dhe u procedua penalisht për shkak të moshës shtetasi I.B, pasi në banesë ju gjet rreth 1.3 kilogramë kanabis.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.