HomeSociale

Policia arreston 33-vjeçarin e shpallur në kërkim

Ditën e sotme policia e Elbasanit ka arrestuar një 33-vjeçar i cili është i shpallur në kërkim për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”.

Polica bën të ditur se 33 vjeçari nga Elbasani me inicialet S.B është vënë sot në pranga.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim  kombëtar. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

S.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale ” Plagosje e rëndë me dashje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, thekson Policia e Elbasanit.


TË NGJASHME