HomeLajmi i Fundit

Policia arreston rojen e biznesit në Kamëz, ja pse

Një ditë më parë u qëllua me armë në drejtim të një biznesi elektroshtëpiakesh tek Kthesa e Kamzës, ndërsa sot mësohet se policia ka arrestuar rojen private të biznesit, 66-vjeçari i identifikuar si Perlat Meshi.

Sipas policisë, 66 vjeçari ka parë dy persona të paidentifikuar me motor që kanë ndaluar përpara biznesit dhe kanë qëlluar me armë, por nuk ka lajmëruar as në Policinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe eproret e tij.

Ndërkohë, deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë nga autorët që qëlluan me armë në drejtim të biznesit.