HomeLajme

Policia bën njoftimin e rëndësishëm për drejtuesit e automjeteve

Sezoni turistik dhe shtimi i trafikut, është bërë burim aksidentesh nga drejtuesit e automjeteve. Për këtë arsye, Policia Rrugore ka marrë masa për të ndëshkuar të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk respektojnë sinjalistikën.

Njoftimi i Policisë:

Sezoni turistik karakterizohet nga një trafik i rënduar, kryesisht në rrugët lidhëse me zonat bregdetare dhe për rrjedhojë edhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtues mjetesh që nxitojnë dhe sfidojnë rregullin, pa menduar pasojat e rrezikshme për vete dhe të tjerët, janë më të shumta.

Me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe disiplinimin e lëvizjes në raport me rregullat e qarkullimit, por edhe shmangien e kontrolleve rutinë dhe jo efikase gjatë sezonit turistik, rrugorët e kryeqytetit monitorojnë dhe patrullojnë rrugët dhe segmentet problematike me agjentë civilë dhe jo vetëm, duke u fokusuar vetëm tek ata përdorues rruge që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke dokumentuar shkeljet e tyre me mjetet speciale që Policia Rrugore ka në përdorim. ManifestoDurimNëDrejtim!


TË NGJASHME