HomeLajme

Policia e Minneapolis shpërbëhet

Për shkak të protestave të shumta që kanë ndodhur në vend si edhe të fyerjeve që policia e Mineapolis ka marrë për shkak të vdekjes së George Floyd, departamenti i forcave blu do të shkrihet.

Këshilli i qytetit të Mineapolisit miratoi me shumicë votash, 9 me 4, shpërbërjen e gjithë departamentit lokal të policisë.
Këshilltarët, shumicë dërrmuese demokratë, kërkuan krijimin e një modeli të ri për sigurinë publike.

Ishte polici Derek Shovin ai i cili ushtroi presion me gju në qafë George Floyd, duke i shkaktuar vdekjen nga asfiksia e duke bërë që qytetarët në Amerikë të protestonin.

Pas kësaj ngjarjeje, riorganizimi i strukturave të policisë po shqyrtohet në shumë qytete, përfshirë dhe qytetin e Nju York.


TË NGJASHME