HomeSociale

Policia e Shtetit, ndryshojnë 6 drejtorë në qarqe

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm, Ardi Veliu disa drejtues të Policisë së Shtetit janë ndryshuar

Qarqet që kanë pësuar ndryshime janë ai i Korçës, Fierit, Tiranës, Gjirokastrës edhe Beratit.

Konkretisht:

Ferdinad Mara nga kabineti i drejtorit të përgjithshëm është emëruar drejtor i policisë Korçë

Neritan Nallbati nga drejtor i standardeve profesionale është emëruar drejtor policie në Berat

Bledar Çeliku nga drejtor kundër trafikut dhe narkotikëve në drejtorinë e përgjithshme shkon drejtor policie në Fier

Andon Marku ish-drejtor në Fier shkon drejtor kufiri në Korçë

Drejtori i kufirit Korçë Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër

Arben Ibro emërohet drejtor kufiri në Tiranë

K.S/GotaNews


TË NGJASHME