HomeLajme

Policia, fushat kundër dhunës ndaj gruas!

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese kundër dhunës ndaj grave. Më datë 21 dhjetor do të organizohet edhe eventi lidhur me këtë në sheshin “Nënë Tereza”.

Por krahas kësaj fushata e veçantë do të bëhet edhe me patrullime në të gjithë vendin. Siç shihet nga pamjet në makinat e Policisë Rrugore janë të vendosura postera që bëjnë thirrje kundër dhunës ndaj grave.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në përmbushje të detyrimeve ligjore që Policia e Shtetit ka në parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje si edhe në mbrotjen efektive të viktimave të dhunës ndaj grave dhe vajzave, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me PNUD, Shqipëri dhe me mbështetjen financiare të Qeverisë së Suedisë, ju ftojnë të bashkoni zërin tuaj për t’i thënë “JO Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave” në sheshin “Nënë Tereza” më datë 21 dhjetor ora 10:30. Qëllimi i këtij eventi është t’i bëjmë thirrje grave dhe vajzave kudo ku janë të raportojnë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje në linjat telefonike falas për këtë qëllim. Pjesë aktive e kësaj fushate ndërgjegjësuese është Policia Rrugore dhe Policia e Rendit e cila me mjetet e saj të patrullimit do të shpërndajë këtë thirrje në gjithë territorin e vendit. Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë event ndërgjegjësues për të dhënë mbështetjen tuaj ndaj viktimave të dhunës ndaj grave dhe vajzave si edhe për të dhënë mesazhin tuaj! Kontributi juaj është shumë i çmuar dhe i mirëpritur.


TË NGJASHME