HomeLajmi i Fundit

Policia indiane vishet si virusi për të ndërgjegjësuar popullatën

Për të rritur ndërgjegjësimin për koronavirusin, me sa duket autoritetet lokali kanë menduar ta veshin atë.

Oficerët e policisë në një qytet të Indisë tani janë veshur me kostume të virusit famëkeq, si pjesë e një fushate ndërgjegjësimi për COVID-19.

Policia e qytetit Hyderabad zhvilloi një tubim për të filluar këtë fushatë ditën e martë, duke shfaqur shenja që lexojnë “Mos i jepni dorën njëri-tjetrit “, “Ju lutemi shmangni mbledhjen në grupe” dhe “Distancimi social është përgjegjësi sociale”.

Kryeministri indian, Narendra Modi, njoftoi më 25 mars një karantinë mbarëkombëtare për 21 ditë. Njerëzit u lejohet të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për gjërat themelore duke ndaluar dhe organizimet fetare që janë të zakonshme në të gjithë vendin.

Deri më sot India numëron 6,725 të prekur dhe 229 të vdekur si pasoje e pandemisë globale Covid-19.