HomeLajmi i Fundit

Policia jep detajet e para rreth atentatit ndaj prokurorit

Pas atentatit me armë zjarri ndaj Prokurorit Arjan Ndoji, ku mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, ka reaguar policia.

Policia ka bere me dije se ne afersi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIM I POLICISË

Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.

Ndërkohë që momentalish në një prej të plagosurve është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranën dhe bëhet fjalë për Andi Malokun.

Spitali ndërkaq është blinduar nga forca të shumta policore. Në hyrje në Spitalit Ushtarak të Tiranës, janë parë forca të shumta policie, të cilët ndodheshin aty të armatosur. Po ashtu, policia ka blinduar edhe spitalin e Durrësit.

dc296e55-397d-42f1-b6a2-34078b149d83

I konsideruar si i “forti” i Sukthit, ai njihet me shumë emra, midis të cilëve edhe Aleksandër Laho apo Pëllumb Muharremi. Ai njihet ndryshe edhe me nofkën “Rumi”. Muharremi është person me precedentë penalë, ndërsa është akuzuar edhe për rrahjen e biznesmenit libanez, Faad Mitri.

Dhuna ndaj biznesmenit u regjistrua më 10 shtator 2016, nga disa personat në një nga kryqëzimet në afërsi të Rinasit. Ai po udhëtonte me familjen me makinë, çka dhunën e panë edhe familjarët. Shkak ishte bërë një pronësie në Gjirin e Lalëzit. Muharremi që mbeti i plagosur nga atentati, ndodhet në spitalin Rajonal të Durrësit.