Lajme Lajmi i Fundit

Policia kapi tutorin fierak…

Oficerët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me oficerët e Komisariatit të Rinasit, zbuluan dje një rast trafikimi, me qëllim prostitucionin e një vajze 20-vjeçare. Falë informacioneve të siguruara në rrugë operative, ngjarja u arrit të parandalohej dhe u arrestua një nga autorët e dyshuar. 

Burime zyrtare të Policisë thanë dje se është finalizuar operacioni i koduar “Fraud”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas.

Në pranga është vënë një shtetas dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi tentuan të trafikonin në Gjermani një shtetase 20-vjeçare, me qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion. Policia tha se operacioni u organizua në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Falë një pune të mirorganizuar, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po tentonin të trafikonin në Gjermani një shtetase, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas finalizoi me sukses operacionin e koduar “Fraud”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale A. B., 31 vjeç, lindur dhe banues në Fier, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K. dhe B. B., bashkëpunëtorë të tij. Policia tha dje se i arrestuari, në bashkëpunim me shtetasit E. K., B. B. dhe një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, kishin organizuar trafikimin në Gjermani, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, të një shtetaseje 20- vjeçare.

Shtetasit E. K. dhe B. B. u shpallën në kërkim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për identifikimin e personit tjetër të përfshirë në këtë vepër penale. Një rast i ngjashëm trafikimi u parandalua edhe në muajin qershor të këtij viti, po në Aeroportin e Rinasit, ku u arrestua një nga trafikantët dhe një punonjëse Policie që i kishte ardhur në ndihmë.

Related posts

QSUT, Manastirliu: Ulen rradhët e pritjes…

Mila

Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria e treta me normën më të lartë në Evropë

Mila

Soreca sërish thirrje: Moszgjidhja e ngërçit rrezikon integrimin

Na Kontaktoni!