HomeSociale

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë…

pranga

Një 38-vejçarë është vënë në pranga nga policia ditën e sotme, pasi u kap me 68 kg kanabis, i dyshuar për “trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Sipas policisë 38-vjeçari me inicialet G.Gj, po tentonte të dilte nga vendi, kur është ndaluar për një kontroll në pikën kufitare në Kapshticë. Pas kontrollit në mjet, policia gjeti dhe sekuestroi lëndën narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kapshticë

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Sekuestrohet 68 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë transportuesi.

Më datë 05.04.2019, në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi G.Gj, 38 vjeç, banues në Divjakë, me mjetin tip “Toyota”.

Pas analizës së riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, është bërë përzgjedhja dhe është ushtruar kontroll i imtësishëm në vijë të dytë dhe më pas në bashkëpunim me autoritetet doganore mjeti të cilin ky shtetas drejtonte, ka kaluar në procesin e skanimit, ku pas verifikimeve u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

68 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.


TË NGJASHME