HomePolitikë

Policia ndahet në dysh. Një sy dhe te kryeministria

Tashmë ka nisur grumbullimi i qytetarëve përpara Kuvendit, ndërsa disa grupe të gatshme të policisë janë vendosur dhe te kryeministria, për shkak se ka indicie se protesta mund të zhvendoset pas anullimit të seancës në Kuvend, nga ana e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Ndërkohë që sot janë marrë edhe më shumë masa nga ana e policisë, duke rrethuar me tela me gjemba godinën e Kuvendit, ndërsa ka pasur rrethim dhe të piramidës dhe kryeministrisë.

Edhe sot në protestë nuk do të ketë fjalime politike, ndërsa deputetët opozitarë kanë djegur mandatet e tyre. Vendi tashmë është zyrtarisht në një krizë, ndërsa ditët e fundit nuk ka pasur një qëndrim të qartë dhe nga ana e kryeministrit Edi Rama.


TË NGJASHME