HomeLajmi i Fundit

Policia ndryshon vendimi për lëvizjen e automjeteve

Policia e Shtetit ka dalë me dy njoftime të ndryshme sa i përket lëvizjes me makina gjatë ditës së dielë 31 Maj.

Fillimisht u njoftua që në asnjë qytet të Shqipërisë nuk do të lejohej lëvizja me automjete, ndërsa vetëm disa orë mëvonë policia vjen me një tjetër vendim zyrtar.

“Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe.”

K.S/GotaNews