HomeLajme

Policia në aksion, 37 drejtues mjetesh në pranga

Policia Rrugore vijon aksionin për ndalimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin ligjin. Kështu gjatë kësaj jave, në pranga kanë rënë 37 drejtues mjetesh.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 19 prej shoferëve u arrestuan se ishin në gjendje të dehur, 16 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

MASAT ADMINISTRATIVE
Janë pezulluar 157 leje drejtimi, nga të cilat 53 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 34 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
• Janë proceduar administrativisht 158 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje semafori.
• Janë proceduar administrativisht 213 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.
• Janë proceduar administrativisht 115 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
• Janë proceduar administrativisht 2292 mjete, për pushim dhe qëndrim të gabuar.


TË NGJASHME