HomeLajmi i Fundit

Policia nis zbatimin e urdhër-arresteve të SPAK, por …

Ditën e djeshme u raportua se SPAK urdhër arreste për arrestimin e 22 personave mes tyre edhe komisionerë në lidhje me dosjen 339.

Por, urdhër-arrestet për dy nga të akuzuarit nuk mund të zbatohen, pasi ata ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar për të “arrestuar” dy prej komisionerëve, është konstatuar se ata kanë ndërruar jetë një muaj më parë.

Bëhet fjalë për komisionerët  Kasem Lala dhe Besim Bregu për të cilë Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin në kuadër të dosjes 339 për zgjedhjet në Durrës.

Sipas SPAK dy komisionerët të cilët kanë ndërruar jetë nuk janë çrregjistruar nga familjarët e tyre.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar një ditë më parë  caktoi masat e sigurimit personal për 22 shtetas.