HomeLajmi i Fundit

Policia parandalon ngjarjen e rëndë/ Kapet kryefamiljari, kërcënonte gruan me automatik

Ditën e sotme, policia në Dibër arritit të parandalojë një ngjarje të tmerrshme në familje. 46-vjeçari kryefamiljar, ushtronte dhunë mbi gruan e vet, madje ditën e sotme ai kishte përshkallëzuar më tej dhunën duke i vënë në kokë armën gruas së tij.

Pas denoncimeve të banorëve të zonës policia ndërhyri menjëherë, arrestoi burrin si dhe sekuestroi një armë zjarri automatik dhe 18 fishekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër dhe mbi 46-vjeçarin rendojnë veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË

Ushtronte dhunë dhe kërcënonte për vrasje bashkëshorten, ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes. Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 18 fishek, vihet në pranga 46-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas informacione të marra se një shtetas ushtronte dhunë në familje, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale kanë bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij.Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 46 vjeç, banues në Dibër.Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje”.