HomeSociale

Policia punon me 7 sportele në këtë pikë kufitare

Doganat janë përballur me një fluks të lartë lëvizjesh në pikat kufitare, të cilat lidhin vendin tonë me vendet fqinje si me Greqinë ashtu dhe me Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit nga dogana e Kapshticës kanë hyrë  3054 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ndërkohë, numri i qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Greqisë ka qenë me i lartë, duke regjistruar 3610 shtetas të huaj dhe shqiptarë.  Policia Kufitare ka hapur 7 sportele për të eliminuar radhët dhe orët e pritjes, ndërsa në palën greke funksionojnë vetëm 3 sportele.

Gjithashtu e lartë mbetet lëvizja ndërkufitare edhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ku në harkun e 24 orëve kanë hyrë 3282 qytetare  dhe kanë dalë 3786 shtetas të huaj e shqiptare.


TË NGJASHME