HomeLajme

Policia serbe plagos rëndë të riun shqiptar

Sipas këshilltarit Komunal të Medvegjës, Florim Sahiti, Policia serbe, ka plagosur rëndë Milazim Muratin nga Gërbaci i Komunës së Medvegjës.

Sahiti, në një deklarim për mediat, ka theksuar se 34 vjeçari Murati, është plagosur rëndë në malin që ndanë Kosovën dhe Serbinë, ku Milazimi ishte i punësuar si roje mali, derisa nuk precizon, nëse ka qenë i punësuar nga institucionet e Kosovës, apo ato të Serbisë.

“Po, para dy-tre orëve, është plagosur rëndë Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës. Sipas informatave që i kemi, ai është duke u transportuar nga spitali i Gjilanit drejt QKUK-së në Prishtinë, pasi që ka marrë plagë teje të rënda” – ka theksuar Florim Sahiti, këshilltar nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë.

Florim Sahiti, gjithashtu ka sqaruar se plagosja e Milazim Muratit ka ndodh nga policia lokale dhe jo nga ajo njësitit të xhandarmerisë, duke mos u deklaruar shkaqet e ngjarjes së sotme.

Mësohet se, Milazim Murati deri në vitin 2016-të, kishte jetuar në Gërbac të Medvegjës, ndërsa para tre vjetë është shpërngul drejt Komunës së Kamenicës.

Megjithate, ende nuk ka ndonjë njoftim nga Policia serbe, lidhur me rastin të cilin e ka konfirmuar këshilltari shqiptar nga Medvegja, Florim Sahiti


TË NGJASHME