HomeSociale

Policia transmeton live shkeljet e shoferëve në aksin Tiranë-Durrës. Ndëshkohen 14

Vetëm gjatë orëve të vona të mbrëmjes së shkuar janë pezulluar 14 patenta ndaj drejtuesve të automjeteve që ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Kontrollet janë zhvilluar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Në disa raste, shpejtësia tejkalonte 170 km në orë.

Njoftimi:

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.

Për 4 orë, 14 Patenta të pezulluara.

Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve.

Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet duke përdorur mjetet speciale Radar e Drager, edhe pse gjatë fundjavave janë ? shume drejtues mjetesh për shpejtesi tej normave te lejuara perseri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si ?.

145 km/h deri 174 km/h, nxitim që rrezikon jetën.

Destinacioni??

Mos shpejtoni të dërgoni patentën në banesë por ecni ngadalë që të shkoni ju bashkë me patentën se familja ju pret.


TË NGJASHME