HomeLajmi i Fundit

Policia vendos perimetër sigurie. Banorët e revoltuar: S’duam çadra, duam shtëpi!

Policia ka vendosur një perimetër sigurie në disa pallate në qytetin e Durrësit. Këto ndërtesa raportohet se kanë pësuar dëmtime në fasadë dhe në strukturën e tyre duke vënë kështu në rrezik jetën e banorëve.

“Është një numër shumë i madh pallatesh të dëmtuara. Është një numër i madh pallatesh të ndërtuara para dhe pas viteve 90. Kanë dëmtime  në strukturat e tyre. Dëmtime janë shumë të rëndë”-theksoi gazetarja.

Nga ana tjetër banorët e lagjes nr.18 u shprehën të revoltuar duke thënë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë prej strukturave shtetërore. Ata u shprehën të revoltuar se nuk duan çadra, por shtëpi.

“Ne nuk duam çadër. Ne duam shtëpi. Nuk kemi marrë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj ndihme nuk na ka ardhur”-tha një prej banorëve.

“Po rrimë në rrugë, kemi qëndruar përjashta dhe kemi fjetur nëpër makina”- shtoi një tjetër.BW