HomeLajmi i Fundit

Policia zbardh konfliktin Llanaj-Allmuça/ Bilanci: 2 të plagosur, 5 të arrestuar

Gjatë ditës së djeshme dy biznesmenë, ortakë janë konfliktuar për një pronë për të cilën kishin dakortësuar që t’a ndërtonin sëbashku.

Konflikti mes tyre kishte nisur ditë më parë, por gjatë ditës së djeshme konflikti kishte agravuar duke përfunduar me plagosje me armë.

Policia ka zbardhur përplasjes me armë të ndodhur dje në kantierin e ndërtimit të pallatit, ky dy biznesmenët ishin përfshirë, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona, biznesmeni Sino Llanaj dhe një kalimtar, i cili fillimisht u pretendua të ishte roja i kantierit.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Policia ka bërë me dije se janë vënë në pranga 5 persona, ndërkohë që një është proceduar në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Albert Allmuça, 53 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;
Sino Llanaj, 46 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
Shkelzen Byberi, 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
Skender Margjeka, 52 vjeç, dhe Alfred Lumani, 48 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

NGJARJA
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi Sino Llanaj së bashku me persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën “Ndre Mjeda”, ku janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri. Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve (për arsye hetimore nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij), i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.