HomeLajmi i Fundit

Policia ‘zbarkon’ në Lazarat, 5 të arrestuar për kultivim kanabisi

Policia ka arrestuar 5 persona, pasi pas një kontrolli në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit: B.A., 65 vjeç; M.K., 69 vjeç; H.N., 46 vjeçe; B.N., 36 vjeçe banues në Lazarat dhe shtetasi S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, gjithashtu mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në oborret e 5 banesave u konstatuan të kultivuara bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.”, njofton policia.