Home

Politikat E privatësisë

Me Politikat e Privatësisë Gota News sqaron se ku dhe si mbrohen të dhënat personale të të gjithë vizitorëve të këtij portali.

Çdo përdorues pas regjistrimit deklaron se është i njohur dhe pajtohet me Politika e Privatësisë sonë.  Në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE” (të ndryshuar).                                                           Kushdo që akseson këtë faqe interneti të GotaNews.tv bie dakord me kushtet si vijojnë: Disa prej fushave të faqes së internetit të portalit GotaNews (psh: komentet poshtë artikujve të publikuar) mund të kërkojnë nga përdoruesi që të plotësojë formën e aplikimit online, duke vendosur ndër të tjera, edhe disa nga të dhënat e tij personale, si emri apo adresa e email –it. Portali thekson se diçka e tillë është një kërkesë opsionale, të cilën përdoruesi mundet vullnetarisht ta japë si informacion për të vijuar më tej me aplikimin, për qëllimin për të cilën ajo kërkohet (psh: postimin e komentit). Në këtë kuadër, Gota News dëshiron të vërë në vëmendjen e çdo përdoruesi se, pasi informacioni ka mbërritur në Web serverin tonë, ky i fundit implementon një sistem sigurie të standardeve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave.

Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të gjithë informacionin e kërkuar. Gjithashtu, me plotësimin e aplikimit online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë nga ana e Gota News, vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale. Në çdo moment pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në këto fusha specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë Gota News, të aksesojë këto të dhëna, si dhe të kërkojë korigjimin e tyre.

Duke garantuar te secili prej jush siguri në përpunimin e informacionit tuaj, dëshirojmë të garantojmë çdo vizitor të faqes së Gota News se portali ynë mbështetet dhe vlerëson maksimalisht parimin e transparencës.