HomePolitikë

Pompeo: Liderët irakianë e duan prezencën e forcave amerikane

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se liderë të ndryshëm sektarë në Irak, mbështesin praninë e forcave amerikane në vend, përkundër kërkesave publike që ato të largohen.

Gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit “Stanford” në Kaliforni, Pompeo tha se një “spektër i gjerë” i udhëheqësve sunitë, kurdë dhe shiitë mbështesin përpjekjet e SHBA-së kundër terrorizmit në Irak.

“Ata nuk e thonë këtë në mënyrë të hapur, por privatisht, të gjithë e mirëpresin faktin që Amerika është akoma atje duke zhvilluar fushatën e saj kundër terrorizmit dhe duke siguruar një mundësi që irakianët të fitojnë sovranitetin dhe pavarësinë që dëshirojnë”, pohoi Pompeo.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5.000 trupa në Irak, kryesisht si këshilltarë të forcave afgane të sigurisë.

Pompeo përsëriti gjithashtu përpjekjen e presidentit amerikan, Donald Trump për të zvogëluar praninë e Shteteve të Bashkuara në rajon duke ruajtur interesat e SHBA-së.

“Unë mendoj se ne mund t’i arrijmë të dyja këto synime – të zvogëlojmë prezencën tonë, të zvogëlojmë rrezikun tonë, derisa arrijmë objektivat amerikane në rajon, përfshirë në Irak”, tha Pompeo.


TË NGJASHME