HomePolitikë

Pompeo reagon pas takimit me Ramën në DASH: Shqipëria, rol të rëndësishëm si drejtues i sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Sekretari amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo, reagon pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Përmes një mesazhi në Twitter”, Pompeo shkruan se ka pasur një diskutim të frytshëm me Ramën, ndërsa vlerëson partneritetin e palëkundur mes dy vendeve.

“Kënaqësi të mirëprisja sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Departamentin e Shtetit, ku patëm një diskutim të frytshëm. Jam mirënjohës për partneritetin tonë të palëkundur dhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë, si drejtues i sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Pompeo.


TË NGJASHME