HomePolitikë

Pompeo shpresa për një takim të tretë Trump-Kim

Mike Pompeo, sekretari i amerikan i Shtetit, shfaqi shpresën për një takim të ri mes presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un. Sipas tij, një samit do të mbahet në muajt në vijim.

Ky samit, sipas Pompeos, do të ishte hapi i parë domethënës në drejtim të çarmatosjes bërthamore të Koresë së Veriut.

Pompeo tha: “Shpresoj që në muajt e ardhshëm, udhëheqësit do të mund të takohen”.

Pompeo, gjithashtu shtoi se duhet patur shumë kujdes në planifikimin e samitit dhe se nuk duhet bërë asnjë parashikim për datën e mbajtjes së këtij samiti.

Kim Jong Un dhe Donald Trump, janë takuar dy herë deri më tani, herën e parë vitin e kaluar në Singapor dhe në fund të muajit shkurt në Hanoi. Takimi i fundit ka përfunduar pa marrëveshje, pasi Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesat e verikoreanëve për të hequr sanksionet ndaj shtetit të tyre, në këmbim të kufizimit të programit bërthamor.

Koreja e Veriut, ka kërcënuar se ka kapacitet për të goditur SHBA-në dhe aleatët e saj në rajon me armë bërthamore. Ndërkaq, vitet e fundit ka kryer edhe një sërë testimesh me disa raketa balistike.

Trump dhe Kim, gjatë takimit të parë në Singapor janë shprehur se synojnë çarmatosjen e plotë bërthamor të Koresë, por asnjë nuk ka dhënë shpjegime se si do të ndodhi ky proces, apo se kur do të ndodhë.


TË NGJASHME