HomeSociale

Popullsia e Shqipërisë bie me 17.4%

Popullsia e Shqipërisë vazhdon të shënojë një rënie të ndjeshme.

Vetëm në vitin 2018 numri i banorëve që jetojnë brenda territorit ka shënuar një rënie me 17.4%. Ndërkaq në të dhënat e INSTAT konstatohet se rënia më e ndjeshme është në grupmoshën 15 deri në 29 vjeç. Për sa i përket qarqeve uljet më të mëdha të popullsisë i ka Gjirokastra ku konstatohet se ka më shumë të moshuar, Berati dhe Dibra.

Prej vitit 2001 popullsia e Shqipërisë ka rënë me të paktën 300 mijë banorë. Sipas INSTAT në 1 janar të vitit 2019 brenda territorit jetonin 2.8 mln banorë, me një rënie prej 17,4 %.

Të rinjtë e moshës 15 deri 24 vjeç është shtresa që ka pësuar një ulje të ndjeshme gjatë 2019 çka tregon edhe tendencën e të rinjve për të emigruar kryesisht për shkollim apo punësim.

Madje dhe meshkujt 24 -29 vjeç shënojnë një rënie.

Nëse bëjmë një krahasim në bazë të qarqeve rezulton se Vlora ka një rritje me vetëm 0.2 për qind dhe Durrësi me 1.7. Ndërsa Tirana si qendra e zhvillimit ekonomik dhe politik, vazhdon shtesën me 12 për qind në vit.

Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në Gjirokastër, Berat dhe Dibër. Një tjetër e dhënë interesante në këtë raport është edhe fakti që Dibra ka numrin më të lartë të rinjve në vend dhe Gjirokastra ka numrin më të lartë të moshuarve.

Ulja e shtesës natyrore duket se është pranuar edhe nga qeveria, e cila duket se ka ndërmarrë një nismë për të stimuluar lindjet me anë të bonuseve.

Megjithatë plakja e popullsisë duket se po shihet me shqetësim edhe në aspektin ekonomik pasi ndikon në uljen e forcave të punës.

Sipas ekspertëve, emigracioni i lartë dhe lindjet e ulëta do të vazhdojnë të ndikojnë negativisht.

Po ashtu dhe BB e shikon me shqetësim dhe rënien e krahut të punës në vend.

Sipas INSTAT, rënia më e lartë e popullsisë i përket viteve 2001- 2019, ndërsa vetëm në vitin 2016 ka pasur një qëndrueshmëri të shifrave.


TË NGJASHME