HomeLajmi i Fundit

Porti i Durrësit po “fluturon” drejtë Arabisë/ Eno Bozdo denoncon publikisht: Skema e megavjedhjes e njëjtë si me Teatrin!

Gjatë ditës së sotme, Eno Bozdo, anëtari i kryesisë së PD, ka akuzuar qeverinë lidhur me Portin e Durrësit. Denoncimin publik e bëri përmes një statusi në Facebook, ku shprehet se qeveria po e jep Portin e Durrësit tek një kompani arabe, njëlloj siç ka vepruar me Teatrin Kombëtar.

Ai ka publikuar dokumentet e kontratës, dhe shprehet se skema e vjedhjes është identike në të dyja rastet është e njëjtë. Madje ai shton se edhe projektligjet janë të ngjashme si dy pika uji. “Qartazi janë të shkruara nga një dorë”- shprehet ai.

“Kështu, një projektligj i ri, i gatshëm për tu miratuar, do t`i japë Portin e Durrësit një kompanie arabe. Do t`ia japë pa garë, pas një procesi negociimi për të cilin askush nuk di asgjë.
Njësoj si me Teatrin, prona publike negociohet pa garë, për një projekt që e di vetëm Edi Rama dhe pjesëmarrësit e darkës së Nusretit.” shkruan Bozdo.

Postimi i plotë:
Pas dy vitesh, e njëjta qeveri përsërit vetveten. Pas projektligjit për Teatrin Kombëtar, ku pasuria publike i falej kompanisë Fusha shpk, tashmë është radha e Portit të Durrësit që t`i falet një kompanie arabe.
Kaq identike është skema e vjedhjes, sa edhe projektligjet ngjajnë si dy pika uji. Qartazi janë hartuar nga e njëjta dorë!

Kështu, një projektligj i ri, i gatshëm për tu miratuar, do t`i japë Portin e Durrësit një kompanie arabe. Do t`ia japë pa garë, pas një procesi negociimi për të cilin askush nuk di asgjë.
Njësoj si me Teatrin, prona publike negociohet pa garë, për një projekt që e di vetëm Edi Rama dhe pjesëmarrësit e darkës së Nusretit.

Njësoj si me Teatrin Kombëtar, megavjedhja do të realizohet brenda ditës, do të ligjërohet me votat e maxhorancës, dhe fitimet do të shkojnë në të njëjtat xhepa.
Njësoj si me Teatrin Kombëtar, ndërtesat e Portit do të shëmben për t`i hapur rrugë ndërtimeve të kompanisë.

Por megahajdutëria nuk ndalet këtu. “Në shitje” ka dalë dje edhe Porti i Vlorës. Edhe ky do të bëhet port jahtesh, ndërsa porti ekzistues nuk dihet se ku dhe me cfarë kostosh do të zhvendoset. Por kësaj radhe skema është më profesioniste: një koncesion 35 vjecar do të vulosë këtë aferë!
Pas kësaj, sipas planeve te Edi Ramës, Shqipëria do të kthehet në republikë jahtesh, sepse portet e mallrave nuk dihet se ku do të jenë!