HomeShowbiz

Portieri gjerman dhe e dashura e tij, urim ‘hit’ për festën e Krishtlindjes

Kevin Trapp, portieri gjerman në pronësi të PSG dhe Izabel Goulart, modelja e famshme braziliane, kanë gjetur një mënyrë të veçantë për t’u uruar Krishtlindjen fansave të tyre.

Kartolina e tyre nga ishulli Fernando Noronha nxjerr në pah të parë fizikun e mrekullueshëm të çiftit.

Urimi i çiftit Trapp-Goulart është pa dyshim më spektakolari mes personazheve “VIP”. Impostimi i tyre është një vepër arti.

Goulart, krahas fotos, la edhe këtë status për ndjekësit e shumtë të saj: “Ju uroj të gjithëve një Krishtlindje të lumtur nga parajsa Noronha”.

Në të njëjtin vend, një vit më parë, shpallën fejesën Neymar Junior dhe Bruna Marquezinhe (nuk janë më bashkë)./botasot


TË NGJASHME