HomeSport

Portugali-Zvicër, sot gjysmëfinalja e parë e “Nations League”

Sot në mbrëmje, në Portugali nis edhe faza gjysmëfinale e “Nations League“, nga ku do te dali çifti finalist e mandej edhe fituesi i këtij edicioni të parë të lkëtij kompeticioni.

PortugaliZvicër, do të jetë sfida e parë gjysmëfinale. Në këtë përballje, për kampionët në fuqi të Europës, do të ketë edhe një rikthim të madh siç është rikthimi i Cristiano Ronaldos.

Ronaldo mund të përgatitet i qetë për sfidën, sepse edhe akuza që kishte për përdhunim është tërhequr nga akuzuesja Kathryn Mayorga. Për sulmuesin e Juventusit kalimi në finale dhe pse jo fitorja e trofeut do të ishte një trofe i dytë me kombëtaren, pas Europianit.

Por, skuadra portugeze nuk ka vetëm Cristiano Ronaldon. Në radhët e saj janë edhe futbollistë si Bernardo Silva e Joao Felix, që kanë spikatur me formën dhe talentin e tyre. Sa i përket sfidës, mungesa e vetme e skuadrës së drejtuar nga Fernando Santos është ajo e Danilos, i skualifikuar.

Ndërsa Zvicra e shqiptarëve vjen në këtë ndeshje me një kampion Europe në radhët e saj, Xherdan Shaqirin fitues të Champions League me Liverpoolin, ndërkohë që Granit Xhaka luajti në finalen e Europa League me Chelsean.

Skuadra helvete mund të mos e ketë forcën e skuadrës portugeze, por ajo ka treguar se është në gjendje që të bëjë surpriza, siç është edhe kualifikimi nëkatër më të mirat të “Nations League”.

Plot 22 herë janë përballur mes tyre këto dy ekipe, me skuadrën Zvicerane që ka 10 fitore, ndërkohë Portugalia ka 7 të tilla, kurse 5 sfida janë mbyllur në barazim.


TË NGJASHME