HomeSport

Portugalia, kampionia e parë e “Nations League”

Nations League“, ka përfunduar dje sezonin e parë dhe kampionia e parë e këtij kompeticioni, është Portugalia. Në finale, skuadra e drejtuar nga Fernando Santos, arriti të mposhte Holandën me rezultatin 1-0.


Mjaftoi një gol fantastik i sulmuesit Goncalo Guedes, për ti siguruar fitoren Portugalisë. Vlen për tu përmendur që edhe loja e Holandës, linte shumë për të dëshiruar, ndoshta tulipanët, nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=orguF95hPqQ


Këtë gjë e tregojnë edhe statistikat, portugezët e goditën plot 7 herë portën, kurse holandezët arritën të gjuajnë vetëm 1 herë në kuadrat. Pas shënimit të golit, kombëtarja e Cristiano Ronaldo, mbrojti në mënyrë perfekte rezultatin, duke bërë që në “Dragao”, të shpërthente festa.


TË NGJASHME