HomeTeknologji

E-Posta sëshpejti në lancim, nuk ka më rradhë në sportelet e Postës Shqiptare

Posta Shqiptarë do të lançojë së shpejti aplikacionin E-Posta. Në këtë aplikacion do të mund të kryhen një pjesë e madhe e shërbimeve që momentalisht kryhen fizikisht tek sportelet e postës.

Shoqëria ka hapur ditën e mërkurë procedurat për zhvillimin e këtij aplikacioni, me një fond limit prej 25 milionë lekësh.

Platforma dixhitale do të lejojë kryerjen përmes kompjuterit, smartphone-it dhe tablet regjistrimin e profilit të klientit dhe lidhjen e tij me kontratat e energjisë, ujit, pagesat e gjobave, të taksave bashkiake, etj.

Aplikacioni do të lejojë përdoruesit të paguajnë të gjithë faturat që ofrohen si shërbime nga Posta Shqiptare.

Një tjetër pikë e rëndësishme është se personat që kanë aplikacionin E-Posta në celular do të njoftohen për gjurmimin e objekteve postare dhe ecurinë e tyre deri në momentin final të dorëzimit/tiranapost.al


TË NGJASHME