HomeShowbiz

Posteri i ri “Avengers: Endgame”/Heronjtë e vdekur rikthehen

Këtë javë studio Marvel na tregoi se cili nga personazhet e Avengers u kthye në pluhur nga Thanos dhe cili mbijetoi. Sot, ne marrim të dhënat e para se heronjtë  e “rënë” do të ngrihen sërish dhe ky informacion vjen nga posteri i Avengers që është publikuar në Kinë.

Presidenti i marketingut të Disney postoi në Twitter posterin ku tregohen heronjtë që do të jenë gjallë në film, bashkë me Thanos  që qëndron mbi të gjithë ata. Posteri Amerikan ndryshon nga ai Kinez dhe gjithashtu ka shkaktuar disa trazira sepse në posterin Amerikan kishin harruar të vendosnin emrin e Danai Gurira, e vetmja femer me ngjyrë në grup. Marvel e rregulloi menjëherë këtë problem duke e shtuar edhe emrin e saj.

Avengers: Endgame do të shfaqet në kinema në datën 6 Prill./gotanews.tv


TË NGJASHME