HomeShowbiz

Postimi emocionues i Ardit Gjebreas: ‘Kush tha që u shua bylbyli?’

Pas lajmit të ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës shqiptare, Ardit Gjebrea postoi në Instagram një foto me legjendën e ndjerë, Nexhmije Pagarusha, ku shkruan:

“Unë sot dua të të kujtoj kështu dhe jo vetëm sot, por gjithë jetën. E mira, e ëmbla, lozanjarja ime. Të gjithë sot humbën artisten e madhe, njeriun e familjes, bashkëudhëtaren speciale, ndërsa mua m’u këput filli që më lidhte me shpirtin binjak, me një shpirt si ai i yti që pata fatin ta njoh, ta jetoj dhe të ma falje sa herë isha dhe nuk isha me ty.
Kush tha që u shua bylbyli? Zë si i yti, është nga ata që e kanë jetën eterne.
Më sëmbon zemra tani, por e di që je diku këtu, me mua, që aq shumë të dua!”

“Kur e takova për herë të fundit Ardit, prillin që lamë pas, ajo nuk reshtte së foluri për ty, sesa e doje e sesa të donte,” shkruan Arjola Shehu në postimin e Gjebreas. Një ndjekës shton se në një intervistë të hershme, ikona Nexhmije Paragusha ka thëënë: “Arditi më nxori nga humnera, më dha një jetë të dytë. Një djalë i mrekullueshëm dhe me talent.”

Pagarusha i dha fund karrierës në vitin 1984 pas një koncerti në Sarajevë. Në vitin 2000, pas 16 vitesh larg skenës, u kthye me këngën “Për ty,” në një emision të Ardit Gjebreas. Gjithashtu, në vitin 2005, ishte në jurinë e “Këngës Magjike.”


TË NGJASHME