HomeShëndeti

Pozicionet më të mira të gjumit për përmirësimin e shëndetit tuaj

Shumica prej nesh kalon nga 6 deri në 8 orë në gjumë, kështu që ka kuptim që pozicioni në të cilin shtrihemi gjatë kësaj periudhe mund të ketë një efekt të madh në shëndetin tonë. 

Pra, cila është më e mira për të fjetur, dhe cilat duhet të përpiqemi t’i shmangim?

Gjumi në bark

Besoni apo jo, ky është pozicioni më i keq për të fjetur. Shtrirja në këtë mënyrë natë pas nate mund të shkaktojë dhimbje, pasi shtylla kurrizore nuk është në një pozicion natyral, dhe për këtë arsye stresi vendoset në nyje dhe muskuj. Nga ana e paraqitjes, gjumi në pjesën e përparme mund të shkaktojë varjen e gjoksit falë tërheqjes së gravitetit, dhe gjithashtu nuk është i mirë për fytyrën, duke çuar në krijimin e rrudhave! I vetmi faktor shpengues për të fjetur në bark është se mund të ulë gërhitjen!

Të flesh në njërin krah

Të flesh në krah është përgjithësisht një pozicion mjaft i mirë nga ana shëndetësore. Mban kurrizin tuaj në një pozicion të drejtë i cili është i shkëlqyeshëm për parandalimin e dhimbjeve të qafës dhe shpinës. Ky pozicion rekomandohet për gratë shtatzëna pasi rrit rrjedhjen e gjakut në mitër, veçanërisht nëse shtriheni në anën tuaj të majtë. 

Pozicioni i fetusit

Fjetja me gjunjë të mbledhur gjatë gjithë natës mund të ketë një efekt të dëmshëm në nyjet tuaja – veçanërisht nëse vuani nga artriti ose shpina. Ky pozicion gjithashtu nuk rekomandohet pasi parandalon frymëmarrjen e thellë. Ky është një tjetër pozicion që mund të bëjë që gjoksi juaj të varet dhe t’ju krijohen rrullat në fytyrë por është pozicion i mirë pasi zvogëloni gërhitjen.

Të flesh në shpinë

Ky është pozicioni më i mirë për shumicën e njerëzve për të fjetur. Lejon që koka, qafa dhe shpina juaj të mbahen në një pozicion më natyral, duke zvogëluar çdo dhimbje të mundshme të nyjeve dhe të muskujve. Rrudhat nuk janë shqetësuese në këtë pozicion pasi fytyra juaj nuk ka kontakt me jastëkun gjatë natës, po ky pozicion padyshim shkakton gërhitje të forta dhe frymëmarrje të rëndë!


TË NGJASHME